'Tri ditë të këqija, mos ta prishim në fund', Abdixhiku alarmon qytetarët

'Tri ditë të këqija, mos ta prishim në fund', Abdixhiku alarmon qytetarët

22:39, 04/04/2020

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje të qëndrohet në shtëpi, këto ditë kur nëpër qytete janë parë më shumë persona duke lëvizur lirshëm.

E ka publikuar përsëri një grafikon ku Kosova shënon rastet më të pakta me Covid-19. Por, ka bërë thirrje të durohet edhe pak e "mos ta prishim në fund". 

“Sot një javë e quajta “grafikon të shpresës”. Një javë më pas s’është veçse shpresë, është fakt. Fakt i mirë madje. Kosova ka arritur ta mbajë lakoren e saj të sheshtë. E bëmë këtë falë organizimit të mirë institucional - por mbi të gjitha - falë sjelljes sonë kolektive. Sepse qëndruam në shtëpi për dy javë rresht. Ishim shembullorë si vend e si shtet”, shkruan Abdixhiku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco