Ja nga cilat qytete vijnë pesë të prekurit e fundit nga Covid-19 në Kosovë

Ja nga cilat qytete vijnë pesë të prekurit e fundit nga Covid-19 në Kosovë

21:51, 04/04/2020

Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me koronavirus.

IKSHP ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media, se numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 140,.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar.

Po ashtu, IKSHP ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë shëruar edhe 7 pacientë, gjë që numrin total të personave të shëruar e çon në 23

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco