Kastrati: 21 familje futen në karantinë në Kamenicë

Kastrati: 21 familje futen në karantinë në Kamenicë

18:59, 03/04/2020

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se 21 familje janë futur në karantinë, pasi kanë pasë kontakte me personat që tashmë janë pozitiv me koronavirus në fshatin Topanicë të këtij qyteti.

“133 persona të këtyre familjeve janë që kanë pasë kontakt me të prekurit me Covid-19. Ne jemi duke i identifikuar dhe hulumtuar vazhdimisht personat dhe familjet që kanë pasë kontakt me të prekurit e fshait Topanicë”.

“Këtyre personave kemi kërkuar që të iu bëhen testet me radhë që të identifikohen kush është i prekur dhe kush jo”.

“Gjithashtu kemi angazhuar një market që t’i furnizojë me ushqim, dhe një person t’i furnizojë me barna nëse kanë nevojë. Po ashtu janë angazhuar edhe policia të cilët janë duke qëndruar tek 21 shtëpitë”, ka thënë Kastrati për klankosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco