Merren masa shtesë nga Shtabi Emergjent në Mitrovicë

Merren masa shtesë nga Shtabi Emergjent në Mitrovicë

18:28, 03/04/2020

Komuna e Mitrovicës ka mbajtur mbledhjen e radhës ma shtabin emergjent të komunës më ç’rast janë kordinuar për masat që duhet marrë për parandalimin e virusit vdekjeprurës COVID 19.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri poa shtu në këtë mbledhje ka kërkuar që të matet levizja e qytetarëve në menyrë që qytetarët të mbrohen nga infektimi me këtë virus.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të komunës së Mitrovicës:

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka mbajtur mbledhje të radhës me shtabin emergjent të Komunës së Mitrovicës, për koordinimin e masave shtesë pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të Mitrovicës.

Fillimisht kryetari Bahtiri njoftoi të pranishmit lidhur me konferencën e mbrëmshme për media, ku së bashku me komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi dhe kryetarin Goran Rakiq kanë udhëzuar qytetarët e Mitrovicës të jenë bashkë për të përballur këtë gjendje të krijuar nga koronavirusi, dhe të respektojnë të gjitha rregullat dhe rekomandimet e Institucioneve Shëndetësore rreth parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Kështu kryetari Bahtiri duke e parë situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të qytetit, propozoi që të bëhet një matje e lëvizjes së qytetarëve nga pjesa veriore në këtë jugore dhe anasjelltas, në mënyrë që gjithë qytetarët të jenë të mbrojtur më shumë nga ky virus.

Andaj në këtë mbledhje u propozuan si fillim këto dy masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën Jugore të Mitrovicës;

1. Zyrtarët e shtabit emergjent në bazë të planit të mobilitetit të angazhojnë vullnetarë për të bërë matjen e lëvizjes së njerëzve dhe veturave nga pjesa veriore në atë jugore dhe anasjelltas (përmes pyetësorëve).

2. Të bëhet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave të subjekteve afariste në atë pjesë, pasi ka frekuentim më të madh të banorëve dhe tu përmbahen rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe institucionet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco