Koronavirusi/ Shërohet pacienti zero i Korçës

Koronavirusi/ Shërohet pacienti zero i Korçës

21:44, 01/04/2020

Pacienti zero i Korçës, një i ri, menaxher i një lokali të njohur në qytetin juglindor është shëruar nga Covid-19.

Lajmin e jep drejtori i Spitalit të Korçës, Litian Boka.

‘Sapo mberiti ne Korce pacenti i pare nga qyteti i cili le Spitalin Infektiv plotesisht i sheruar.

Faleminderit gjithe stafit mjeksor te Spitalit Infektiv dhe Spitalit Rajonal te Korces qe ne dy faza sebashku ndihmuan Laertin te kalonte me sukses semundjen e Corona Virusit.

Urojme qe kemi lajme te mira per te gjithe qytetaret e Korces por dhe gjithe Shqiperise te prekur nga Covid-19

#Forca’, shkruan ai në Facebook.

I riu përveç vetes ka infektuar edhe disa persona të tjerë, të cilët po trajtohen në spital.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco