Dyshohet se është infektua me koronavirus edhe drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës

Dyshohet se është infektua me koronavirus edhe drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës

21:30, 01/04/2020

Milan Ivanoviq nuk do të jetë më drejtor i spitalit në veri të Mitrovicës. Kjo u bë e ditur para pak minutash pas takimit urgjent të Bordit të kësaj qendre spitalore.

Atë do ta zëvendësojë, Zllatan Elek. Burime të KosovaPress-it brenda këtij Bordi, kanë bërë të ditur se drejtori i deritashëm Ivanoviq, dyshohet të jetë infektuar me virusin vdekjeprurës dhe që disa ditë ndodhet në vetizolim.

Sipas këtyre burimeve, kjo është arsyeja e ndërrimit të tij nga ky post, meqë parashihet kohë për rehabilitimin e shëndetit të tij, ndërsa është vendosur që kjo qendër të mos mbetet gjatë pa drejtues.

KosovaPress-i ka raportuar më herët se djali i drejtorit të spitalit M.M. është konfirmuar pozitiv me virusin dhe është dërguar për mjekim në Beograd.

Ndryshe, deri tani janë konfirmuar pesë persona të infektuar me koronavirus në veri të Mitrovicës, ndërsa më s humë se 100 të tjerë janë udhëzuar në izolim, në mesin e të cilëve edhe disa punëtorë të këtij spitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco