VIDEO/ 'Rama vjedh shqiptarët dhe në ditën më të keqe', Basha: SPAK të nisë hetimet

VIDEO/ 'Rama vjedh shqiptarët dhe në ditën më të keqe', Basha: SPAK të nisë hetimet

21:03, 01/04/2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës për tenderin e ushqimeve.

Basha ka dhënë 5 fakte, që sipas tij, e bëjnë këtë një nga vjedhjet më skandaloze për shkak se shqiptarët gjenden në ditët e tyre më të këqija.

Kreu i PD-së ka bërë thirrje që SPAK të nisë hetimet.

Denoncimi i plotë i Partisë Demokratike në Facebook:

Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve.

Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët.

Faktet janë kokëforta:

1. Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.

2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.

3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.

4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.

5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.

Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco