Spahiu në Kamenicë njoftohet me gjendjen pas rastit të parë me Covid-19

Spahiu në Kamenicë njoftohet me gjendjen pas rastit të parë me Covid-19

18:41, 01/04/2020

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Gjianit, Sami Spahiu, ka vizituar Drejtoratin për Mbrojtje e Shpëtim në Komunën e Kamenicës, ku është prit nga drejtoresha Pajtesa Kryeziu dhe kanë diskutuar për situatën e fundit  me koronavirusin në këto dy komuna.

Takimi kishte karater njoftues mbi gjendjen e  fundit në dy komunat për menaxhimin e situatës të virusit COVID-19. 

Drejtori Spahiu e njoftoj homologen Kryeziu për zbatimin e masave qeveritare ku në kuadër të komunës janë aktivizuar Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe Qendra Operative Emergjente si trupa në menaxhimin e situatës të virusit COVID-19.

"Deri tani situata është menaxhuar suksesshëm falë aktivizimit të planit të reagimit emergjent komunal nga kryetari Lutfi Haziri, ku janë aktivizuar të gjitha mekanizmat ndërinstitucional në parandalimin e kësaj pandemie", tha Spahiu. 

Drejtori pë Mbrojtje e Shpëtim, tha se në rast të përshkallëzimit të situatës, do të rritet bashkëpunimi në menaxhimin e e saj. 

Nga ana tjetër drejtoresha për Mbrojtje e Shpëtim e Komunës së Kamenicës, tregoi se janë konfirmuar 12 raste në fshatin Topanicë dhe tashmë ai lokalitet është në karantinë.

Komuna ka ndërmarr masa adekuate në parandalimin e kësaj pandemie dhe se qytetarët e Kamenicës po zbatojnë me përpikmëri vendimet e institucioneve.

Shqetësim për dy drejtorit komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit  dhe të Kamenicës ishte lëvizja e qytetarëve dhe grumbullimi i panevojshëm në kohë pandemie, dy drejtorët bënë një apel që qytetarët të marrin me shumë seriozitet lëvizjet e pa nevojshme, daljet të shfrytëzohen vetëm për raste furnizimi emergjent për nevojat familjare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco