Komuna e Fushë-Kosovës thotë se 3 rastet me COVID-19 janë të pakonfirmuara mirë

Komuna e Fushë-Kosovës thotë se 3 rastet me COVID-19 janë të pakonfirmuara mirë

22:42, 30/03/2020

Komuna e Fushë-Kosovës i ka konsideruar si të dyshimta dhe të pakonfirmuara mirë rastet për të cilat më herët IKSHPK i publikoi si pozitive me koronavirus, raporton Syri.net Kosova.

Përmes një njoftimi në facebook, komuna ka thënë se për këtë informacion është i pa njoftuar Kryetari i Komunës Burim Berisha njëherit Kryetar i Shtabit të Emergjencës, i pa njoftuar Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe i pa njoftuar Drejtori i QKMF-së në Fushë-Kosovë dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj u shkaktua një shqetësim tek qytetarët.

Postimi i plotë:

Në mbrëmje doli një informacion se në Komunën e Fushë-Kosovës janë 3 raste me COVID-19. Ky është informacion i pakonfirmuar, i dyshimtë dhe i mangët. Është i pa njoftuar Kryetari i Komunës z. Burim Berisha njëherit Kryetar i Shtabit të Emergjencës, i pa njoftuar Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe i pa njoftuar Drejtori i QKMF-së në Fushë-Kosovë dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj u shkaktua një shqetësim tek qytetarët.

Ne informojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës të mos shqetësohen, sepse ka mungesë informatash se kush janë, nga janë këto raste, si ka rrjedhë marrja e këtij virusi prandaj ky publikim është i padenjë dhe nënçmues për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës. Ka konotacione politike.

Të vazhdojmë të bëjmë punën tonë Institucionale dhe ju qytetarë të respektoni masat. Mos u shqetësoni për informacionet banale dhe të pakonfirmuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco