E konfrmon Haliti: Dy të moshuarit nga Vitia kanë rezultuar negativ

E konfrmon Haliti: Dy të moshuarit nga Vitia kanë rezultuar negativ

22:31, 30/03/2020

Dy persona janë shëruar me koronavirus. 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se, pas kontaktit me infektologun Valbon Krasniqi, ai ka treguar se të dy të moshuarit nga Stublla e Vitisë kanë rezultuar negativ, plaku 77 vjeçar dhe bashkëshortja e tij 71 vjeçare.

Haliti ka thënë se, “kjo për komunën tonë dhe për gjithë qytetarët e Kosovës është një lajm i mirë, duke falënderuar të gjithë mjekët dhe gjithë ata të cilët ishin me ne në këto momente të vështira, pasi që ishim komuna e parë e prekur nga ky virus, andaj me një bashkëpunim të shkëlqyer dhe respektim të rregullave sipas institucioneve ndërkombëtare e vendore, ne si komunë nuk kemi pas ndonjë raste tjetër”, ka deklaruar Haliti, për Kosova.info.

Haliti tha se, para pak dite dolën negativ edhe mjekët të cilët ishin në karantinë për 14 ditë, dhe sot po rezultojnë negativ edhe pacientët nga komuna e jonë, por për gjithë këtë një falënderim i veçantë shkon për të gjithë mjekët si të komunës tonë si të spitalit infektiv.

“Ne si komunë e Vitisë do të jemi të kujdesshëm edhe pas kësaj situate, duke mos lejuar që të përhapet virusi corona në komunën tonë, sepse qytetarët e komunës tonë ishin shumë të kujdesshëm gjatë gjithë kësaj kohe, dhe do të vazhdojmë të kujdesemi edhe më shumë në këtë situatë dhe kohë të pandemisë e cila ka izoluar botën”, tha Haliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco