Abrashi denoncon një person se bëri propagandë me libreza të LDK-së

Abrashi denoncon një person se bëri propagandë me libreza të LDK-së

22:59, 28/03/2020

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, përmes një shkrimi ka denoncuar publikisht, sipas tij, një mashtrues që ka bërë propagandë me librezat e LDK’së.

 

Abrashi thotë se një llogari në Facebook me emrin Shefqet Rexha, ka gënjyer kinse 200 libreza të LDK’së do t’i kthehen LDK-së në shenjë pakënaqësie.

“Sot në funksion të propagandës, ky Shefqeti, gënjeu se kinse 200 libreza të LDK-së do t’i kthejnë si rezultat i paknaqësisë me LDK-në në Prishtine”, shkruan Abrashi.

Sekretari i LDK’së njofton se ka kontaktuar degën e tyre në Gjermani dhe është vërtetuar se në Magdeburg të Gjermanisë nuk kanë fare degë dhe librezat janë të falsifikuara. Tutje, Abrashi premtoi padi ndaj këtij personi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco