Rama sulmon Trump: I hapi rrugën ‘armikut’, SHBA ka kaluar Kinën me infektimin

Rama sulmon Trump: I hapi rrugën ‘armikut’, SHBA ka kaluar Kinën me infektimin

22:36, 28/03/2020

Edi Rama, gjatë mesditës së sotme ka drejtuar një mesazh disa prej qytetarëve që sipas tij ‘nuk duan të marrin vesh’.

Në tentativë për të qenë më se i qartë me këta qytetarë, dashur pa dashur, bëri edhe një deklaratë ku la të kuptohet se është kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose të paktën nuk është dakord me mënyrën e menaxhimit të situatës nga Trump, për koronavirusin ne Amerikë.

Gjatë mesazhit të tij Rama thotë se Presidenti i SHBA-ve u kishte thënë qytetarëve se virusi do kalonte shpejt, e sot po përballet me një situatë që spitalet nuk kanë më vende, dhe kjo sipas Ramës ka ndodhur sepse nuk janë marrë masat e duhura.

 ‘Meqë keni qejf shembujt me Amerikën, Presidenti u thoshte deri dje se do kjo shpejt, thjesht do iki. E shikoni tani se çfarë u thotë amerikanëve.

Ndërkohë që duke pritur që të iki vetë i hap rrugën armikut. Sot kanë kaluar Kinën me infektim dhe s’po kanë më as vend dhe as mjete mbrojtëse për mjekët dhe infermierët në spitalet e Nju Jorkut.

Amerika është amerikë dhe mbase dhjetëra mijëra të vdekur nuk i ka aq problem sa ne. Po ne që me Amerikën nuk krahasohemi dot në asnjë gjë, si mund t’ja lejojmë vetes të lëshohemi dhe të vëmë në diskutim jetën duke moskuptuar se kjo është një luftë për ekzistencë dhe jo një lojë kukamçefti e politikës së poshtër siç kanë qejf ta quajnë disa nga ju.

Realisht nuk di si të flas me disa prej jush që  nuk duan të marrin vesh, nuk duan të hapin sytë e të shohin realitetin. Me siguri di vetëm një gjë, që po vazhduam kështu do ta kalojmë pa qindra mijëra viktima dhe do hapim pjesë –pjesë rrugët  e jetës normale më herët se të tjerët.

Po u lëshuam, po u dorëzuar me të dalë ku të dalë ne do bëhemi turpi më i madh i këtij vendi dhe gazi i planetit’, shprehet ndër të tjera Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco