Tragjike/ Vdes në shtëpi nga koronavirusi, 27-vjeçari ishte shtuar me djalë para 10 ditësh

Tragjike/ Vdes në shtëpi nga koronavirusi, 27-vjeçari ishte shtuar me djalë para 10 ditësh

16:38, 28/03/2020

Sapo ishte bërë baba për herë të dytë 10 ditë më parë, Thomas Davies, 27 vjeç nga Penygroes ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.  

Të premten e kaluar, 27-vjeçari shfaqi simptoma si kollë, ethe dhe djersë të ftohta dhe u vetëizolua në shtëpi.  

E ëma e tij, Mandy Davies është shprehur për mediat se ai filloi të merrte një herë veten, por u gjet i vdekur nga partnerja e tij Rhiannon Elias në shtëpinë e tyre.  

Mamaja e tij, Mandy Davies, në një raportim për mediat ka treguar se fillimisht dukej sikur i biri po e merrte veten. Ai kishte ndjekur këshillat e qeverisë dhe ishte vetëizoluar.  

Partnerja e tij ka treguar se ai nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor dhese nuk konsumonte duhan.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco