Tiranë: Mbërriti pasdite në spital, vdiq pak orë më vonë nga koronavirusi

Tiranë: Mbërriti pasdite në spital, vdiq pak orë më vonë nga koronavirusi

23:08, 26/03/2020

Shënohet viktima e shtatë e koronavirusit.

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana.

Ajo kishte mbërritur gjatë pasdites në Spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në Spitalin Infektiv.

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco