Meta: Së shpejti do të kemi mijëra tamponë

Meta: Së shpejti do të kemi mijëra tamponë

21:59, 25/03/2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë për emisionin Real Story, në News 24 ka folur për menaxhimin e situatës pas shpërthimit të koronavirusit në vend.
Meta u shpreh se dy gjërat më të rëndësishme tani për tani është mbrojtja e mjekëve dhe personelit që është në vijën e parë, si dhe testimi i të gjithë personave që japin simptoma apo që kanë qenë në kontakte me personat që kanë  rezultuar pozitivë.
Gjithashtu Presidenti shtoi se në një të ardhme të afërt Shqipëria do të ketë mijëra tamponë.
“Më e rëndësishmja dhe sfida që kemi tani është të mbrojmë mjekët dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të kësaj beteje.
Ne jemi në një situatë shumë më të favorshme në aspektin e menaxhimit. Sot morëm sigurimet se masat për mbrojtjen e personelit të vijës së parë janë marrë dhe po mbërrijnë të gjitha.
Shqipëria do ti ketë të gjithë mundësitë e tamponimit. Por dy gjërat më të rëndëshime tani janë:
-Mbrojtja e mjekëve dhe personelit që është në vijën e parë
-Testimi i të gjithë personave që japin simptoma apo që kanë qenë në kontakte me personat që kanë  rezultuar pozitivë.
Tamponet ekziztojnë dhe janë marë masat për të pasur dhjetëra, mijëra tamponë në një të ardhme të afërt”, tha Presidenti Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco