Zbulohet antibiotiku i parë nga inteligjenca artificiale

Zbulohet antibiotiku i parë nga inteligjenca artificiale

10:27, 21/02/2020

Një antibiotik i fuqishëm që vret disa nga bakteret më të rrezikshme që i rezistojnë ilaçeve është zbuluar me anë të inteligjencës artificiale.

Antibiotiku punon në një mënyrë shumë të ndryshme nga antibakterialët e tjerë dhe është i pari i gjetur nga inteligjenca artificiale.

Testimet treguan që ilaçi shkatërroi një numër të madh bakteresh, të cilët janë rezistentë ndaj baktereve.

“Ky zbulim është i pari në llojin e tij,” tha Rexhina Barzilej, një kërkuese në projekt dhe specialiste në mësimin e makinerive në MIT. “Unë mendoj se ai është një nga antibiotikët më të fuqishëm të zbuluar deri më tani. Ai tregon një aktivitet tejet agresiv ndaj shumë baktereve, të cilët si pasojë e mutacioneve janë bërë imunë ndaj ilaçeve.”

Për të gjetur antibiotikë të rinj skuadra e shkencëtarëve i ‘mësoi’ një algoritmi se si të identifikonte llojet e molekulave që vrasin bakteret. Më pas e programuan atë për të gjetur vetëm antibiotikë që punonin në mnëyra që nuk ishin përdorur më parë. Në këtë mënyrë do të sulmonin baktere mutantë rezistentë ndaj metodave të përdorura më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco