Blenë jastekë per karrige, gratë bëjnë zbulimin e zarfit më para...

Blenë jastekë per karrige, gratë bëjnë zbulimin e zarfit më para...

10:08, 20/02/2020

Dy gra të cilat blenë jastekë për karriget e kopshtit në një dyqan bamirësie në Zyrih, morën shumë më tepër se aq.

Në vend që të blinin thjesht diçka të rehatshme mbi të cilën të uleshin, brenda jastekëve gjetën një zarf me 20 000 franga (20 330 dollarë).

Gratë raportuan gjetjen e parave në polici, që përcaktoi se zarfi dhe jastekët i përkisnin një zonje e cila kishte humbur jetën së fundmi.

Policia tregoi se familja e saj i kishte dhënë shumë orendi organizatës së bamirësisë.

E bija e së ndjerës i dha dy grave 3000 franga si shpërblim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco