Gruaja fejohet me të burgosurin: 'Më ndryshoi jetën'

Gruaja fejohet me të burgosurin: 'Më ndryshoi jetën'

14:50, 19/02/2020

Një grua, e cila ndihej sikur nuk kishte askënd, pasi humbi 3 anëtarë të familjes, vendosi t’i shkruante letra një të burgosuri.

Laura Belmer, 30 vjeç, shprehet se ajo ndihej shumë e vetmuar, pasi humbi prindërit dhe motrën e saj në një hark të shkurtër kohor. Ishte shoqja e saj e ngushtë që e këshilloi të fliste me Stefën, të burgosurin prej 3 vitesh, për të kaluar depresionin e saj.

Korrespodenca e tyre nisi me pyetje që Laura i kishte gjetur në një libër për të njohur veten, të cilave ata u përgjigjeshin të dy. Më pas mes tyre lindi romanca.

Ata tani janë të fejuar dhe presin lirimin e Stefën nga burgu, në vitin 2023.

Laura e viziton atë në burg çdo fundjavë dhe për të shkuar i duhet të bëjë një rrugë që zgjat 6 orë. Stefën i paguan makinat që ajo merr me qera, pasi Laura nuk ka një makinë të sajën.

Ajo niset në mesnatë, për të mbërritur në orën 6 të mëngjesit atje, duke qënë kështu vizitorja e parë.

Lauar tregon: “Na lejojnë të kapim duart dhe ndonjëherë edhe të puthemi. Na duhet të ulemi përballë njëri-tjetrit, por kur vij me mamanë e tij mund të ulem dhe ngjitur me të. Në ditët që nuk takohemi, flasim në telefon për 30 minuta.”

Laura thotë që nuk e imagjinon dot jetën pa të më. “Ai më dha një familje. Mamaja e tij sillet kaq mirë me mua. Edhe motra dhe gjyshja. Më flasin çdo ditë. Jam shumë mirënjohëse për gjithçka.”

Çifti pret të martohen me daljen e Stefën nga burgu dhe të krijojnë një familje, të cilën duket se e ëndërrojnë të dy.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco