‘Kam shkuar me 130 meshkuj- kjo më shkatërroi jetën’

‘Kam shkuar me 130 meshkuj- kjo më shkatërroi jetën’

11:51, 19/02/2020

Një britanike ka rrëfyer se si varësia e saj ndaj seksit i shkatërroi jetën. Frankie Considine mori celularin dhe kërkonte listën e kontakteve. Gjatë 24 orëve të fundit ajo kishte bërë seks me të paktën 4 prej tyre dhe ishte e dëshpëruar për të organizuar një tjetër takim.

“Mund të funksionoja vetëm nëse e dija se kam lënë takimin e radhës për seks,” thotë Frankie, e cila shprehet se ka shkuar me të paktën 10 meshkuj. “Ky ishte prioriteti im,” thotë 28-vjeçarja.

Por teksa e shijonte seksin, ai i shkaktoi pasoja në shëndetin mendor dhe fizik. Ajo u zhyt në depresion dhe mori një seri me sëmundje seksualisht të transmetueshme gjatë kësaj kohe. Në një rast mbeti edhe shtatzënë, por nuk e dinte se ksh ishte babai. “Telefonoja në punë dhe merrja leje vetëm për të bërë seks,” thotë ajo. “Duhet të sigurohesha që të bëja seks çdo ditë”.

Britanikja nuk e dinte se vuante nga një problem, që prek edhe emra shumë të njohur. Ajo u diagnostikua me varësi ndaj seksit, një sëmundje që prek të paktën 4 përqind të popullsisë. Në Britaninë e Madhe janë 660 mijë femra që vuajnë nga varësia ndaj seksit.

Ajo beson se gjithçka i nisi pas divorcit të prindërve dhe për shkak të problemeve që kishte ajo me trupin e saj. Frankie humbi virgjërinë në moshën 14-vjeçare dhe nisi një marrëdhënie me të dashurin e saj. Pavarësisht kësaj, ajo e tradhtonte rregullisht. Humbja e mamasë bëri që të linte të dashurin dhe universitetin dhe të niste një jetë të shfrenuar seksuale. Aq e etur ishte për seks, sa nuk kujdesej për asnjë masë mbrojtëse.

Sot ajo i është nënshtruar një trajtimi mjekësor dhe një terapie që përdoret për personat që kanë vuajtur trauma psikologjike. Qëllimi i saj është që të gjejë lidhjen e duhur dhe të krijojë një familje. “Shpresoj që e kaluara ime të mos më pengojë për të ecur përpara”, thotë ajo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco