Eliani kërkon të jetojë/ Historia e të riut me sëmundjen e rrallë

Eliani kërkon të jetojë/ Historia e të riut me sëmundjen e rrallë

09:04, 19/02/2020

Çështja e Elian Qamës, të riut shqiptar nga Berati, është rikthyer në qendër të vëmendjes, por këtë herë në Belgjikë. 19-vjeçari shqiptar u bë i njohur në media kur vitin e shkuar u përhap nëpër portalet shqiptare një thirrje për ndihmë.

Mësohet se Eliani vuan nga një tumor shumë i rrallë. Për kurimin e tij duhen të paktën 200-300 mijë euro. Një kushëri i 19-vjeçarit hapi një faqe në internet për të mbledhur donacione.

Tashmë mësohet se Eliani ka shkuar në Belgjikë me arsyetimin se po festonte ditëlindjen e burrit të hallës. Gazeta belge SudInfo shkruan se shqiptari me tumor dyshohet se erdhi në Belgjikë për kurim. Atij iu refuzua një kërkesë për trajtim mjekësor urgjent, shkruan gazeta.

Por shërbimi social thotë se ata i kanë caktuar atij një takim mjekësor. Për kurimin e Elianit duhen kryer disa operacione të shtrenjta dhe kjo histori ka ndezur një debat jo vetëm në median belge dhe opinionin publik. Mësohet se çështja ka shkuar në gjykatë.

Nuk janë të pakët shqiptarët që emigrojnë për shkaqe shëndetësore drejt vendeve kryesore të BE. Ndërkohë që rasti i Elianit është urgjent, pasi masa tumorale rritet çdo ditë dhe ai rrezikon jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco