Në vitet ’60 veshja u kthye në një vektor tregues mbi përkatësinë në shoqëri dhe evolucioni i saj ilustron modifikimet e thella të një shoqërie që tërhiqej nga një rini e etur për ndryshime.
Ranë tabutë, ju la fushë e lirë një mënyre jetese që shkonte në koherencë me veshje të reja: këmbë të zbukuara, këmisha trasparente, pantallona femërore.
Për herë të parë u përdor termi “stilim” dhe krijuesit morën emrin stilistë, nga rrobaqepës që quheshin më parë.
Gjithashtu vitet ’60 janë treguesi më i qartë i marrëdhënieve midis ndryshimeve që pësonte shoqëria e sapo dalë nga Lufta e II Botërore dhe ndryshimeve të veshjeve.
Tronditjet që solli shpikja e bikinit nuk i solli as shpërthimi i bombës atomike, T-shirt-i, veshjet e lëkurës dhe xhinset.
Për më shumë ju paraqesim 20 foto historike që tregojnë modën e këtyre viteve.
© SYRI.net