Lind kotelja me dy kokë që po lufton me jetën

Lind kotelja me dy kokë që po lufton me jetën

15:14, 12/12/2019

Një kotele e vogël po lufton për jetën pasi ka lindur me dy koka.

Krijesa e dobët ka lindur në Ratchaburi, Tajlandën qendrore, të hënën në mbrëmje dhe kishte nevojë për CPR për të qëndruar gjallë.

Pronari Chabaprai Nilpet, 52 vjeç, e ka përshkruar kafshën e saj si një fat dhe i ka dhënë dy emrat e saj, Ngern dhe Thong, që do të thotë para dhe ar. 

Chabaprai u kthye në shtëpi nga puna për të gjetur macen e saj Persiane Snow e cila ishte duke u përpjekur të lindte këlyshin e çuditshëm.

Ajo tashmë kishte pjellë një kotele të shëndetshme, por dy të tjerat në pjellë nuk po dilnin ndaj edhe u bë prerja cesariane ku edhe lindi më tej kotelja me dy kokë.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco