Zapata lakuriq mbi hamshor ndez një revolucion tjetër në Meksikë Piktura që ka shkaktuar protesta

Zapata lakuriq mbi hamshor ndez një revolucion tjetër në Meksikë

12:31, 11/12/2019

Protestuesit sulmuan Pallatin e Arteve të Bukura në Mexico City të martën për shkak të një pikture që e tregonte heroin e revolucionit Emiliano Zapatën të çuditshëm dhe në një pozicion jonormal.

Ata thërrisnin “ digjeni, digjeni atë”, duke argumentuar se piktura që e tregonte Zapatën të zhveshur mbi një hamshor të ngritur mbi patkonj dhe me kapele rozë, ishte fyese, njofton Reuters.

 Nipi i Zapatës, Jorge Zapata Gonzales, kërkoi që ajo të hiqej. “Ne nuk do ta lejojmë këtë” tha ai për AP.

“Denigruese”

“Për ne si të afërm, kjo e denigron figurën e gjeneralit tonë, duke e nxjerrë atë si një homoseksual”, tha z. Zapata Gonzales, duke shtuar se familja do të ngrinte padi nëse piktura nuk do të hiqej.

Emiliano Zapata ishte një lider i revolucionit meksikan para se të vritej në vitin 1919 në moshën 39 vjeç. Ai mbetet hero në sytë e shumicës së meksikanëve.

    Në mes të protestuesve ishin shumë fermerë tokash me qera, që e admirojnë Emiliano Zapatën, edhe ai vetë një fermer i varfër, për qëndrimin që mbajti kundër përvetësimit të tokave nga pronarët e pasur.

    Ata demostruan jashtë muzeumit në qendër të Mexico City për disa orë duke lëshuar të shara homofobike, që nxitën një kundër-demostrim nga njerëzit që mbronin diversitetin seksual. Pati dhe përleshje midis palëve.

    “Zapata” është edhe një trend në Twitter midis dhjetëra e mijëra njerëzve që shprehin mbështetjen e tyre për diversitetin, ashtu edhe kundërshtitë e tyre për pikturën.

    Qëndresa

    Protestuesit thanë se ata do të bllokojnë muzeun derisa të hiqet piktura. Vepra e Fabian Chairez, e quajtur “La Revolucion” është pjesë e një ekspozite që përkujton 100-vjetorin e vdekjes së Zapatës.

    Protestuest pushtuan hollin në hyrje të Pallatit të Arteve të Bukura.

    Ekspozita shfaq 141 vepra arti nga 70 koleksione. Piktura e Fabian Chairez e vitit 2014 që ishte sjellë aty nga diku tjetër, mori vëmendje të madhe kur Ministria e Kulturës e përdori atë për të promovuar ekspozitën duke e publikuar në faqet e Facebook dhe Twitter.

    Fabian Chairez tha se atij i erdhi ideja për pikturën pasi vërejti se në shumë prezantime, mashkulloriteti i Zapatës ishte glorifikuar.

    “Ka shumë njerëz që nuk ndihen rehat nga trupat, që duket sikur nuk respektojnë rregullat. Në këtë rast, ku është ofeza? Protestuesit shohin një ofezë, sepse Zapata është femëruar,” tha ai.

    Luis Vargas, kuratori i ekspozitës, tha se piktura ishte thjesht një përfaqësim artistik, që shkaktoi debate për disa çështje në  shoqërinë meksikane, ku përfshihet edhe homoseksualiteti.

    Drejtuesit e muzeumit kanë thënë se nuk do ta heqin pikturën dhe pse protestuesit kanë thënë se ata do të rikthehen derisa t’ia arrijnë qëllimit.

    Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në shkurt 2020./ar.sh/SYRI.NET

    ImageImageImageImageImageImage

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco