Vendi ku fëmijët shkojnë në shkollë vetëm me biçikleta

Vendi ku fëmijët shkojnë në shkollë vetëm me biçikleta

11:24, 06/12/2019

Normalisht udhëtimi me biçikletë nuk është kurdoherë i mundur dhe kjo për faktin se në momente kur ka shi ose kur bie borë një tjetër mënyrë transporti është më e mirë, për shembull një makinë, autobus ose edhe në këmbë.

Por, kjo nuk qëndron dhe nuk ndodh në një qytet me temperatura të ulëta në Finlandë, ku ka rënë borë dhe i ftohti arrin në -17 gradë Celsius ndërsa fëmijët ende vazhdojnë të shkojnë në shkolla me biçikleta.

Pekka Tahkola është një inxhinier urban dhe koordinatori i çiklizmit, që ka realizuar fotografitë jashtë një shkolle në Oulu, që tregon se as acari nuk i mban fëmijët larg biçikletave të tyre.

Sipas Bored Panda, kjo mund të duket e çuditshme për shumë prindër, që t’i lënë fëmijët të lëvizin në dy rrota në mot të ftohtë dhe me ngrica, por për finlandezët është shumë normale.

“Ne organizuam një turne studimi, për pjesëmarrësit nga Finlanda Jugore, për të për të parë sesi kujdesen rreth çiklizmit në shkollë në qytetin tonë”, ka thënë Tahkola.

Bazuar në statistikat e tij, janë 1,000 nga 1,200 nxënës në shkollat e Oulu, që shkojnë në shkollë me biçikleta edhe në dimër e vetëm 150 prej tyre ecin ose me makina.

    Marrë nga: www.boredpanda.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco