‘Dëshpërohemi po nuk hëngrëm’: motrat obeze tentojnë dobësimin

‘Dëshpërohemi po nuk hëngrëm’: motrat obeze tentojnë dobësimin

14:55, 05/12/2019

Dy motra me sëmundjen e obezitetit që të dyja bashkë peshojnë 450 kg dhe janë duke luftuar për jetën e tyre ndërsa përpiqen të humbin peshë mjaftueshëm për t’iu nënshtruar më pas edhe ndërhyrjes kirurgjikale për humbjen e peshës.   

Amy dhe Tammy Slaton nga Kentucky po kryejnë ushtrime të vazhdueshme ulje-ngritjet për të përfunduar me sukses udhëtimin e tyre për humbjen e peshës falë një seriali televiziv pjesë e të cilit janë e ato dhe që quhet, TLC me gjashtë pjesë për të cilin rezultatet priten të arrihen në ditën e Vitit të Ri. 

'Në mënyrë që të miratohemi për kirurgji, duhet të humbasim shumë peshë,' shpjegon Amy, 31 vjeç, në një klip paraprak të ndarë nga People. 

"Unë mendoj se do të jetë e vështirë sepse të dyja do e kemi shumë të vështirë të mos hamë." 

Amy dhe burri i saj duan të fillojnë një familje, por me 184 kg, ajo po mundohet të mbetet shtatzënë ndërsa i duhet të kujdeset edhe për motrën e saj më të madhe.  

Tammy, 32 vjeç, shikon se peshorja e saj shkon në 275 kg, dhe pesha e saj ka dalë thuajse plotësisht jashtë kontrollit dhe kjo ka bërë që ajo të lëvizë me motrën dhe kunatin e saj e të mos e ketë mundësinë të ece vetëm.

Të dyja bashkë shpresojnë të arrijnë qëllimin që kanë vendosur deri mbrëmjen e Vitit të Ri.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco