Makina e parë fluturuese në botë do shfaqet në Miami me një kosto prej 599,000 dollarësh

Makina e parë fluturuese në botë do shfaqet në Miami me një kosto prej 599,000 dollarësh

11:22, 04/12/2019

Ka mbi një shekull që punohet për ndërtimin e kësaj makine por 'makina e parë fluturuese’ do të bëjë debutimin e saj në SHBA të martën në mbrëmje në Miami, Florida.

Automjeti i quajtur Pioneer Personal Air Landing, ose PAL-V, është i pajisur me helikë të mbërthyer dhe mund të fluturojë në një lartësi deri 3000 metër.

Ai përdor benzinë dhe kryeson shpejtësinë 321 km në orë në ajër dhe 160 km në orë në tokë.

Makina e prodhuar në Holandë është tashmë në prodhim dhe po shet për 599,000 dollarë me 70 porositë e deritanishme dërgesa e parë pritet të jetë në vitin 2021.

PAL-V do të shfaqet në një aktivitet të titulluar: ' Miami 2020 and Beyond’.

Automjeti me dy vende konvertohet nga një makinë me tre rrota në një xhirokopter në vetëm 10 minuta, dhe mund të shkojë nga 0 në 60 mph në tetë sekonda.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco