Këta janë peshqit më të mëdhenj në botë

Këta janë peshqit më të mëdhenj në botë

09:21, 21/11/2019

Të gjithë e dinë se ka shumë peshq në det, që kanë edhe zotësinë të gllabërojnë plotësisht një person. Por mbase edhe ju në formë hakmarrje do dëshironit të kapnit një të tillë dhe pse jo ta gatuanit dhe ta hanit me miqtë tuaj.

Peshqit më të mëdhenj në botë ekzistojnë dhe është peshkaqeni balenë i cili mban titullin e peshkut dhe peshkaqenit më të madh në botë.

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës këta peshq arrijnë një gjatësi deri në 20 metra. Zakonisht kanë një gjatësi deri në 12 metra dhe janë 40 tonë në peshë.

Sigurisht ndaj kësaj kafshe duhet mbajtur një distancë maksimale. Ka ende shumë peshq të mëdhenj që nuk janë peshkaqenë në det. Cila është më e madhja?

Raxha gjigante manta mund të zgjatet 7 metra dhe të peshojë tre tonë. Muzeu i Floridës përmend se në disa raste, gjatësia e tyre arrin deri në 9 metër.

Image

Marrë nga: www.grunge.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco