Borëpastruesit përgatiten në mënyrë origjinale për ardhjen e dimrit

Borëpastruesit përgatiten në mënyrë origjinale për ardhjen e dimrit

13:51, 12/11/2019

Një grup punonjësish borë pastrues 'Da Gritting Crew' bënë një parodi muzikore qesharake të 'Ice Ice Baby'; ‘Akull akull zemër’.

Kënga, në përputhje me hitin e viteve '90 të Vanilla Ice, u thotë dëgjuesve të 'ndalen, dhe të dëgjojnë' këtë ekuipazh punonjësish që mbajnë pastër rrugët e Kentit gjatë gjithë vitit.

Videoja, e filmuar në Autostradën e Sandwich, në Kent, tregon ekuipazhin që po përgatitet në mënyrë shumë argëtuese për borën e cila shumë shpejt me ardhjen e dimrit do të pushtojë edhe rrugët e vendit me akull.

Anëtarët e ekuipazhit të gjithë veshur me rrobat e punës improvizojnë kërcime të ndryshme shumë argëtuese, këndojnë dhe po ashtu edhe shkruajnë titullin e këngës në tokë.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco