Rrëzuar prej 77 vitesh avioni i Luftës së II Botërore, merret në mbrojtje nga qeveria

Rrëzuar prej 77 vitesh avioni i Luftës së II Botërore, merret në mbrojtje nga qeveria

13:20, 12/11/2019

Një aeroplan luftarak i Luftës së Dytë Botërore që u rrëzua në brigjet e Uellsit të Veriut dhe herë pas here shfaqet nga rëra ka marrë statusin objekt me rëndësi të veçantë dhe do mbrohet nga autoritetet.

Lockheed P-38 Rrufeja Amerikane u rrëzua në shtator 1942 dhe është varrosur nën gati shtatë metra nën rërë.

Por në varësi të valëve, aeroplani i rrëzuar ndonjëherë është i dukshëm me raste dhe kjo së pari ka ndodhur në në vitet 1970 dhe së fundmi në 2014, sipas zyrtarëve të Uellsit.

Njoftimi e bën aeroplanin të parin në botë që do mbrohet për interesin e tij historik dhe arkeologjik në Mbretërinë e Bashkuar.

Avioni u pilotua nga 24-vjeçari, Robert F. Elliott i cili u rrëzua pasi u gjend në vështirësi gjatë një misioni të praktikës së armëve.

Elliott shpëtoi nga rënia e avionit dhe doli nga gërmadhat, por për fat të keq u raportua i zhdukur në veprim vetëm disa muaj më vonë.

Nipi i tij, Robert Elliott, nga Tenesi, i cili është vetë veteran i Marinës amerikane, tha se është i emocionuar nga statusi i mbrojtur që iu dha avionit.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco