Të hënën, sytë drejt qiellit! Mrekullia e rrallë ndodh për herë të fundit në këtë dekadë

Të hënën, sytë drejt qiellit! Mrekullia e rrallë ndodh për herë të fundit në këtë dekadë

22:22, 11/11/2019

Më 11 nëntor, Mërkuri, planeti më i afërt me Diellin, do të jetë në një distancë prej 101 milionë kilometrash larg nga Toka, rast që do të ndodhë për herë të fundit këtë dekadë.

Kalimi transit i fundit i Mërkurit ndodhi në muajin maj të vitit 2016, ndërsa spektakli i ardhshëm qiellor është 11 nëntori, nesër. Për entuziastët e hapësirës, tjetri është 13 nëntori i vitit 2032.

Këshilli Hulumtues Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë (TUBITAK), më 11 nëntor do të organizojë një ngjarje të veçantë për të vëzhguar kalimin e rrallë transit të planetit të Mërkurit përgjatë sipërfaqes së Diellit.

Agjencia e lajmeve Anadolu Agency (AA) bën me dije se observatori kombëtar TUBITAK, i vendosur në qytetin turistik Antalya, do të sjellë për publikun ngjarjen qiellore, ndërsa vëzhgimi në Turqi fillon më 11 nëntor, rreth orës 15:30 sipas kohës lokale, dhe do të zgjasë derisa dielli të perëndojë.

Transmetimi i vëzhguar drejtpërdrejt i kalimit transit planetar, kur Mërkuri kalon rreth Diellit, do të ndiqet po ashtu në kampusin e Universitetit Akdeniz në Antalya, ku ekspertët e vëzhgimit do të informojnë pjesëmarrësit për skenën e rrallë.

Image

Vëzhgimi i teleskopit do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën YouTube në linkun https://www.youtube.com/c/TÜB?TAKUlusalGözlemevi.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë i Turqisë, Mustafa Varank, ftoi të interesuarit të marrin pjesë në ngjarjen që organizohet në kampusin e universitetit.

“Të hënën, sytë tanë do të jenë te Mërkuri. Planeti më i shpejtë Mërkuri do të kalojë midis Diellit dhe Tokës”,- tha Varank në Tëitter. Kalimi do të jetë plotësisht i vëzhgueshëm në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, Antarktidë, Afrikën Perëndimore dhe nëpër Oqeanin Atlantik.

Image

Mesatarisht, kalimi i Mërkurit rreth Diellit ndodh 13 herë në një shekull.

Ekspertët paralajmëruan se vetëm teleskopët specialë të prodhuar me filtra diellorë duhet të përdoren për të vëzhguar kalimin, përndryshe retina e syrit mund të dëmtohet rëndë, nëse për shikimin e drejtpërdrejtë të Diellit përdoret një instrument optik, si dylbi apo teleskopë pa filtra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco