Fshati ku prej 10 vitesh lindin vetëm vajza

Fshati ku prej 10 vitesh lindin vetëm vajza

14:24, 11/11/2019

Ekzistojnë disa fshatra indiane ku nuk lindin më djem por vetëm vajza, dhe tani nga Polonia, mbërrin një histori e ngjashme pasi ekziston një vend tek i cili lindin po ashtu vetëm vajza dhe prej shumë kohësh nuk ka më një foshnjë mashkull.

Në fshatin Miejsce Odrzanskie, në jug-perëndim të vendit, bëhen 10 vjet që nga lindja e një djali.

Kryetari madje premtoi një shpërblim për fëmijën e radhës, i cili arrin të prishë traditën e vajzave që kanë lindur në fshat në dekadën e fundit.

Ajo e Miejsce Odrzanskie është një rast që ka zgjuar interesin e mediave ndërkombëtare pasi faqja në Facebook e fshatit ndau disa foto të ekipit vendor të 'zjarrfikësve të vegjël vullnetarë', të përbërë ekskluzivisht nga vajza për këtë rast. "Nuk ka meshkuj në fshat," shpjegoi ai. 


    Marrë nga: www.today.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco