Mos i humbisni këto 'çudira' në ditën e votimit në Turqi

Mos i humbisni këto 'çudira' në ditën e votimit në Turqi

13:54, 28/05/2023

Nga macet e deri te kutitë portative të votimit për njerëz që janë të sëmurë ose të moshuar.

Dita e zgjedhjeve në Turqi për balotazhin presidencial Erdogan-Kilicdaroglu nuk kaloi pa regjistruar disa zhvillime të pazakonta.

Në rrjetet sociale ka plot shaka se macet e fotografuara në qendrat e votimit janë aty për të monitoruar votimin.

Macet pëlqehen dhe përkujdesen gjerësisht në të gjithë Turqinë, në rrugë, në dyqane dhe kafene si dhe në shtëpi.

 

Stambolli, i cili ka një popullsi të konsiderueshme macesh, shpesh quhet edhe “Catstanbul”.

Një turk ka mbërritur me një barelë spitali për të votuar në qendrën e tij, i brohoritur dhe i duartrokitur nga të pranishmit.

Përdoruesit e mediave sociale shpërndanë video të burrit teksa ai hynte në stacion me ndihmën e paramedikëve.

 

Një votuese turke ka mbërritur në një qendër votimi në Stamboll për të votuar me qengjin e saj të bardhë që e ndjek pas.

Përdoruesit e mediave sociale shpërndanë video të votueses dhe qengjit të saj të veshur me stil në kutinë e votimit.

 

Një votues turk u shfaq në një qendër votimi në Adana, në jug të Turqisë, i veshur me një kostum Spiderman.

 

Kutitë e votimit janë çuar nëpër shtëpi që të mund të votojnë njerëzit që janë të sëmurë, të moshuar ose që jetojnë me aftësi të kufizuara.

Mes atyre që votuan nga shtëpitë e tyre ishte Sumeyye Sahin, 18 vjeç, nga provinca juglindore e Adiyaman-it./AP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco