Turqi, nusja dhe dhëndri votojnë para kurorëzimit

Turqi, nusja dhe dhëndri votojnë para kurorëzimit

12:35, 28/05/2023

Një çift i ri, të cilët do të martohen sot në qytetin Düzce në Turqi, kanë dalë në qendrën e votimit para kurorëzimit për të ushtruar të drejtën e votës në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye, raporton Anadolu.

Nusja e ardhshme Özge (23-vjeçare) ishte e veshur me fustan nusërie ndërsa dhëndri Ismail (24-vjeçar) me kostum dhëndërie. Të rinjtë vendosën të votojnë në një shkollë lokale para dasmës, të cilën e kanë parashikuar këtë mbrëmje.

Özge u tha gazetarëve se dita e dasmës ka ndodhur të përkojë me ditën e zgjedhjeve, kështu që ata vendosën të votojnë menjëherë në mëngjes. "Zgjedhjet le t'i sjellin të mira vendit dhe popullit tonë. Ky padyshim do të jetë një kujtim i veçantë për ne. Këtë do t'ua tregojmë fëmijëve tanë në të ardhmen", tha ajo.

Dhëndri Ismail Çoban shtoi se janë përpjekur të ndryshojnë datën e dasmës që të mos jetë në ditën e zgjedhjeve, por nuk ia kanë dalë, andaj kanë vendosur të vijnë në qendrën e votimit me veshjet e dasmës, gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve që ishin prezent.

Më shumë se 64 milionë qytetarë të Türkiye-s me të drejtë vote, në raundin e dytë zgjedhin mes presidentit aktual Recep Tayyip Erdoğan, kandidat i Aleancës Popullore dhe kandidatit të Aleancës Kombëtare opozitare, Kemal Kılıçdaroğlu.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, të drejtë vote do të kenë edhe 47.523 zgjedhës shtesë në krahasim me raundin e parë, të cilët ndërkohë kanë mbushur 18 vjeç.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 14 maj, Erdoğan fitoi 49,5 për qind të votave dhe lideri i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu, 44,89 për qind të votave. Aleanca Popullore e Erdoğanit e udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) fitoi shumicën në parlamentin e shtetit në raundin e parë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco