Nuhatja e djersës së trupit tek të tjerët, sidomos e sqetullave, terapi ankthi

Nuhatja e djersës së trupit tek të tjerët, sidomos e sqetullave, terapi ankthi

10:58, 28/03/2023

Studiuesit suedezë që kanë filluar testet me vullnetarë, thonë se nuhatja e erës së trupit të njerëzve të tjerë mund të jetë e dobishme në terapi për ankthin social.

Shkencëtarët kanë përdorur djersën e sqetullave në eksperimentet e tyre.

Mendimi i tyre është se aroma aktivizon rrugët e trurit të lidhura me emocionet, duke ofruar një efekt qetësues, por është shumë herët të thuhet nëse kanë të drejtë.

Studiuesit suedezë u kërkuan vullnetarëve të dhuronin djersën e sqetullave që nga koha kur shikonin një film të frikshëm ose të lumtur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më pas, 48 gra me ankth social ranë dakord të nuhasin disa nga këto mostra, së bashku me marrjen e një terapie më konvencionale.

Disa prej grave iu dha erë e vërtetë e trupit për të nuhatur, ndërsa të tjerave, iu dha ajër i pastër dhe që ishin të ekspozuar ndaj djersës dukej se ia dilnin më mirë me terapinë.

Studiuesja kryesore, Elisa Vigna, e Institutit Karolinska në Stokholm ka thënë detaje në lidhje me këtë studim.

“Djersa e prodhuar derisa dikush ishte i lumtur kishte të njëjtin efekt si dikush që ishte frikësuar. Kështu që mund të ketë diçka në lidhje me kimio-sinjalet njerëzore në djersë në përgjithësi, e cila ndikon në përgjigjen ndaj trajtimit”.

“Mund të jetë që thjesht ekspozimi ndaj pranisë së dikujt tjetër ka këtë efekt, por ne duhet ta konfirmojmë këtë. Në fakt, kjo është ajo që ne po testojmë tani në një studim pasues me një dizajn të ngjashëm, por ku jemi duke përfshirë gjithashtu djersën nga individët që shikojnë dokumentarë emocionalisht neutral”, u shpreh tutje ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco