Fotot virale të Papa Françeskut mashtrojnë internetin

Fotot virale të Papa Françeskut mashtrojnë internetin

09:56, 28/03/2023

Disa foto të Papa Françeskut, i cili mbante veshur një xhup të bardhë të fryrë në stil alla Kanye West, u bënë virale gjatë fundjavës, por nuk janë vërteta.

Fotot u krijuan duke përdorur Midjourney, një mjet i inteligjencës artificiale i cili mund të gjenerojë imazhe shumë realiste.
 

Fotot virale të Papa Françeskut mashtrojnë internetin

Njerëzit në internet vlerësuan stilin e Papës dhe me siguri do të zhgënjehen kur të mësojnë se fotot nuk janë të vërteta.

Programet e inteligjencës artificiale janë bërë gjithnjë e më të aksesueshme, e megjithatë njerëzit kanë qenë në gjendje të dallojnë (në disa raste) se kur një foto është e rreme. Mirëpo me kalimin e viteve, këto programe po përmirësohen dukshëm.

 

Fotot virale të Papa Françeskut mashtrojnë internetin

Fill pas fotove të Papës, pati një rritje të menjëhershme të kërkimeve për emrin e tij, sipas Google Trends. Fotot e tij u shpërndanë me mijëra herë.

Fakti që njerëzit postojnë menjëherë gjithçka u del përpara, pa dyshuar për vërtetësinë e këtyre postimeve, është me të vërtetë i frikshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco