Tri produktet që secila grua duhet t’i përdorë për lëkurë të shëndetshme

Tri produktet që secila grua duhet t’i përdorë për lëkurë të shëndetshme

08:35, 28/03/2023

Kujdesi i lëkurës është një pjesë shumë e rëndësishme për secilin person, sidomos tek gratë, që i kushtojnë më shumë rëndësi lëkurës.

Ekspertët e lëkurës, Anjali Mahto, Dija Ayodele, dhe Ewoma Ukeleghe, treguan produktet që çdo grua duhet t’i ketë në rutinën e saj të kujdesit të lëkurës.

1. Pastruesi

“Pastruesi është një domosdoshmëri për një rutinë efektive të kujdesit të lëkurës. Pavarësisht nëse pastroni dyfish apo trefish, pastrimi jo vetëm që largon mikrobet, ndotjen dhe grimin nga lëkura, por lejon depërtimin më të mirë të produkteve të kujdesit të lëkurës që aplikohen më pas”, shpjegon Anjali.

“Lëkura juaj duhet të pastrohet dy herë në ditë, por nëse mendoni se nevojitet më shumë herë pas here, kjo varet nga ju. Ne duhet të jemi të kujdesshëm për pastrimin pasi larja e tepërt mund të çojë në thatësi, ndjeshmëri dhe acarim,” shtoi ajo.

2.Hidratuesi

Më pas, është e rëndësishme të mbani lëkurën tuaj të hidratuar, sepse nëse lëkura juaj ndihet e yndyrshme apo e thatë, ajo mund të dehidratohet.

“Një hidratues i thjeshtë me ceramide dhe acide yndyrore esenciale formon një pengesë të lehtë mbrojtëse në lëkurë për të parandaluar humbjen e lagështisë”, shpjegon Dija.

3.Mbrojtësi

“Kremi kundër diellit është një domosdoshmëri absolute. Tani ka kaq shumë formulime të disponueshme në treg që i përshtaten të gjitha ngjyrave të lëkurës. Përdorimi i kujdesit aktiv të lëkurës mund të rrisë ndjeshmërinë, kështuqë kremi kundër diellit mbron kundër kësaj, si dhe nga plakja e parakohshme e linjave të holla, rrudhave dhe përkeqësimit të pigmentimit,” shpjegon Dija.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco