Koreanja nuk heq dorë/ Ngel 949 herë në provimin e teorisë së patentës, e finalizon me sukses por me çmim të kripur

Koreanja nuk heq dorë/ Ngel 949 herë në provimin e teorisë së patentës, e finalizon me sukses por me çmim të kripur

21:30, 27/03/2023

Një grua nga Koreja e Jugut më në fund kaloi testin e saj të patentës në përpjekjen e saj të 960-të, pasi shpenzoi më shumë se 12,500 euro (11,000 funte) për të marrë patentën e saj.

Cha Sa-soon, 69 vjeçare, për herë të parë testin me shkrim e provoi në prill 2005 dhe pasi dështoi për herë të parë, ajo vazhdoi të provonte, pesë ditë në javë, për tre vjet me gjithsej 780 përpjekje.

Më vonë ajo filloi të  bënte testin vetëm dy herë në javë derisa më në fund e kaloi, përpara se të kalonte në testin praktik, shkruan Mirror.

Ajo e kaloi provimin e praktikës pasi u përpoq 10 herë, që do të thotë se kaloi 960 provime në total para se të merrte më në fund patentën.

Gruaja nuk u dorëzua pasi i duhej patent shoferi për biznesin e saj të shitjes së perimeve. Sipas raporteve, ajo shpenzoi pothuajse 12,500 euro (11,000 funte) për të siguruar patentën e saj të drejtimit.

Instruktori i saj i vozitjes në Auto Shkollën e Jeonbuk tha se u ndje i lehtësuar kur Cha Sa-soon më në fund mori patentën. Ai deklaroi: “Kur ajo më në fund mori patentën e saj, të gjithë dolëm duke brohoritur dhe e përqafuam, duke i dhënë lule”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco