Papa me ‘pamje të re’, fotot e inteligjencës artificiale bëjnë lëmsh rrjetin

Papa me ‘pamje të re’, fotot e inteligjencës artificiale bëjnë lëmsh rrjetin

19:56, 27/03/2023

Prej disa ditësh, në shumë media të ndryshme botërore, jo vetëm online, po qarkullon një fotografi e Papa Françeskut, i cili shihet i veshur me një xhup të fryrë, në ngjyrë të bardhë.

Megjithatë fotografia është rezultat i gjenerimit përmes programeve të inteligjencës artificiale, një teknologji që ka avancuar aq shumë gjatë viteve të fundit, sa që po e bën gjithnjë e më të vështirë për t’u dalluar se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.

Papa shfaqet me një xhup të bardhë të fryrë të veshur mbi rrobat e tij tradicionale, ndërsa në qafë mban kryqin varur në një zinxhir.

Të shumtë janë ata që e kanë parë fotografinë si qesharake, por të tjerë e kanë patur të pamundur të dallojnë se është jo e vërtetë. Kjo ka bërë që disa përdorues të frikësohen për aftësinë e inteligjencës artificiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco