Mijëra mumie kafshësh zbulohen në Egjipt

Mijëra mumie kafshësh zbulohen në Egjipt

16:34, 27/03/2023

Të paktën 200 koka të mumifikuara janë zbuluar së fundmi në tempullin e Ramses II në qytetin antik të Abydos në Egjiptin jugor. Mediate huaja bëjnë me dije se kokat e mumifikuara të kafshëve datojnë që nga periudha e Ptolemeut dhe një strukturë palatore e Mbretërisë së Vjetër.

Sipas autoriteteve delet e mumifikuara, qentë, dhitë e egra, lopë dhe gazela u gjetën në tempull së bashku me kokat e dashit, të cilat mendohet të jenë flijime që tregojnë nderimin e vazhdueshëm për Ramsesin II rreth 1000 vjet pas vdekjes së tij, thuhet në një deklaratë nga ministria e turizmit dhe antikiteteve.

 

Ndërkohë krahas mbetjeve të kafshëve të mumifikuara, ekipi zbuloi një strukturë të madhe pallati me mure afërsisht pesë metra të trashë nga dinastia e gjashtë e Mbretërisë së Vjetër, përveç disa statujave, papiruseve, mbetjeve të pemëve të lashta, veshjeve prej lëkure dhe këpucëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco