Studenti japonez shkon në ceremoninë e diplomimit i veshur sikur Zelensky

Studenti japonez shkon në ceremoninë e diplomimit i veshur sikur Zelensky

23:59, 26/03/2023

Një student japonez kishte gjetur një metodë të pazakontë që të solidarizohet me popullin ukrainas.

Me rastin e diplomimit, studenti japonez që vijoi studimet në Universitetin Kyoto, ishte shfaqur gjatë ceremonisë i veshur sikurse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në fakt ai kishte bërë edhe modelin e flokëve shumë të ngjashme me atë të Zelenskyt, duke bërë që të fitojë vëmendje gjatë paraqitjes në ceremoni.

Ai mbante në dorë fotografinë e presidentit ukrainas, e ngjashmëria e tij me liderin e shtetit evropian, habiti shumë japonez.

Ishin edhe gjestikulacionet dhe lëvizjet që i bënte që ngjanin vërtetë me ato të Zelenskyt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco