Ja si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit

Ja si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit

23:30, 23/03/2023

Nisi Ramazani, muaj më i shenjtë i kalendarit musliman. Po nëse s’je musliman? Ç’duhet të bësh për të treguar respekt ndaj miqve apo familjarëve që agjërojnë? Minimumi, mund të ndiqni këshillat e mëposhtme.

1. Mund të hash në sy të dikujt që agjëron: Për 30 ditët në vazhdim, muslimanët nuk do të konsumojnë as ushqim e as pije nga lindja e diellit e deri në perëndim, por kjo s’do të thotë që jeta nuk vazhdon si normalisht.

2. Thjesht përpiquni të mos lini një drekë pune: Nëse kolegu juaj musliman refuzon të vijë, tregohuni të kuptueshëm.

3. Nuk keni pse agjëroni me miqtë tuaj muslimanë: Mundeni nëse doni të shihni si është, por s’jeni të detyruar edhe nëse marrëdhënia me personin që agjëron është shumë e ngushtë.

4. Por mund t’u bashkoheni për Iftar: Iftar quhet vakti që konsumohet pasi perëndon dielli. Muslimanët organizojnë darka të mëdha me ndjesi familjare. Mund t’u bashkoheni nëse ju ftojnë apo nëse dëshironi.

5. Nuk keni pse informoheni mbi oraret: Ramazani s’është si Krishtlindjet. Ditët dhe oraret zhvendosen dhe lëvizin vazhdimisht, pasi kalendari islamik është hënor. Dita e fillimit varet nga dita kur bie hënë e re. Prandaj datat ndryshojnë nga viti në vit.

6. Por jini fleksibël: Nëse një koleg ju kërkon të vijë më herët nesër apo të largohet më herët, përpiquni t’i respektoni kërkesat e tij.

7. Mund të ftoni për kafe miqtë tuaj muslimanë: Edhe pse s’mund të pinë gjë, as ujë. Rëndësi ka të kaloni kohë bashkë, apo jo?

8. Por mund t’ju rrinë pak larg: Kur nuk ha asgjë për pjesën më të madhe të ditës, natyrshëm goja mund të mbajë erë.

9. Mund të thoni “Gëzuar, Ramazanin!”: Është një urim i sjellshëm dhe tregon mirëkuptim.

10. Por mos thoni “duhet të agjëroj dhe unë, të humbas ca kile”: Ramazani s’ka për qëllim rënien në peshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco