Rastësi në Gjermani, të aksidentuarat dhe policja kishin të njëjtën datëlindje

Rastësi në Gjermani, të aksidentuarat dhe policja kishin të njëjtën datëlindje

11:52, 21/03/2023

E rrallë, por e vertetë, kështu nisin artikujt gjerman lidhur me një aksident të ndodhur në Freiburg të Gjermanisë. Polica gjermane ishte e befasur tek sa shikoj letërnjoftimet e të aksidentuarve, ku për çudi të gjithë kishin datëlindjet e ngjashme, numër për numër, duke sjellë buzëqeshje policëve.

Mediat gjermane shkruajë se historia e një aksidenti në Freiburg të Gjermanisë, nuk është më e pazakonshme në krahasim me të tjerët, vetëm se dallohet në një pikë: Datëlindja e tre personave të përfshirë, përcjell albinfo.ch.

Raportohet se një grua 62-vjeçare, me veturën e saj ka goditur veturën e një 60-vjeçareje tjetë. Për t`i sqaruar gjerat, ato thërrasin policnë. Pas kësaj ka ndodhur befasia: Nëpunësja policore, duke i shikuar dokumentet e identifikimit, ka vërejtur se që të dyja vozitëset e veturave kanë pasur datëlindjen në të njëjtën ditë, njësoj sikurse edhe policja në fjalë.

Thuhet se procedura e përpilimit të proceverbalit ka zgjatur pak më shumë se zakonisht, jo për kohëzgjatjen e incidentit, por për urimet reciproke të palëve të përfshira në aksident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco