Kjo është mënyra si ta shihni Hënën e plotë të 'borës' në shkurt

Kjo është mënyra si ta shihni Hënën e plotë të 'borës' në shkurt

23:53, 05/02/2023

Hidhini sytë nga qielli të dielën në mbrëmje, pasi një Hënë e plotë, e quajtur si “Hëna e borës”, për shkak të ndriçimit të saj të tejskajshëm, do të shfaqet në çdo cep anembanë botës.

Pavarësisht faktit se ajo do të jetë disi më e vogël se zakonisht, për shkak të largësisë prej Tokës, ndriçimi i lëshuar prej saj do të jetë më i lartë se i zakonshmi.

Kështu, duke e bërë satelitin natyror të planetit blu, të duket tepër bukur dhe për t’u shijuar e gjitha me sytë e njerëzve, pa nevojë për aparatura të sofistikuara.

Emërtimin “Hëna e borës”, ajo e ka marrë për shkak të sezonit të ftohtë dimëror në SHBA, i cili kryesisht shoqërohet me reshje masive bore, që mbulojnë pjesën më të mirë të Lindjes dhe qendrës së kontinentit amerikano-verior.

Gjithashtu, siç është lajmëruar edhe nga observatorë të ndryshëm, këtë vit, ndryshe nga të tjerët, pritet që të ketë 13 Hëna të plota, me dy të tilla në gusht, përcjell Albanianpost.

Shumica e viteve, përkon me një Hënë të plotë në muaj, ose në bazë statistikore, një herë në 29 ditë.

Hëna e borës ndërkohë, me këtë fuqi rrezatuese, regjistrohet mesatarisht një herë në dy vjet e gjysmë dhe përkon në varësi të vitit kalendarik me një muaj, në ngjyrë blu të hapur.

Fenomene të tjera hënore, janë edhe “superhënat”, të cilat karakterizohen në të kundërt me ngjyrën e kuqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco