Ja ku e kishin fshehur drogën dhe 73 mijë euro, arrestohen shqiptarët në Itali

Ja ku e kishin fshehur drogën dhe 73 mijë euro, arrestohen shqiptarët në Itali

10:39, 05/02/2023

Mbrëmjen e 2 shkurtit, 2 shqiptarë janë arrestuar në Itali për trafik droge.

Një 21-vjeçar dhe një 42-vjeçar udhëtonin me një fugon në të cilin kishin fshehur 5 pako me heroinë dhe kokainë, konkretisht 5.642 kg. Gjatë kontrollit nga policia u gjetën dhe mbi 73 mijë euro.

Marifeti i përdorur nga dyshja ishte aroma e rëndë, që supozohet të çorientonte qentë që do të nuhasnin brenda mjetit.

Brenda pjesës së pasme të fugonit, policët gjetën disa çanta të llojeve dhe madhësive të ndryshme, me ushqime (vaj dhe fruta dhe thasë me mish në gjendje të avancuar dekompozimi) të cilat lëshonin një erë të fortë të përzier.

Sidoqoftë, shqiptarët nuk i shpëtuan kontrollit të imtësishëm dhe ranë në prangat e policisë italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco