Deti nxori një balenë të ngordhur në brigjet e Nju Jorkut

Deti nxori një balenë të ngordhur në brigjet e Nju Jorkut

20:44, 31/01/2023

Zyrtarët lokalë dhe ekologët po përpiqen të përcaktojnë arsyen, pse trupat e balenave të ngordhura po shfaqen në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.

Pasi trupat e 14 balenave me gunga u shpërndanë në brigjet lindore të SHBA duke filluar nga 1 dhjetori 2022, një tjetër tani është shfaqur në Nju Jork.

Fjala është për një balenë me gunga 7.6 metra e gjatë, e para që e nxori deti në këtë vend në pesë vitet e fundit, dhe është gjithashtu më e madhja nga ato që janë parë në një periudhë më të gjatë se 10 vjet.

Në pjesën më të madhe, nuk ka prova të qarta, dhe disa fajësojnë mullinjtë e erës në det të hapur si shkak i vdekjes së balenave, ndërsa zyrtarët pretendojnë se nuk ka prova për këtë.

Clean Ocean Action ka bërë thirrje për një hetim, ndërsa ky fakt ka filluar t’i brengosë në masë të madhe autoritetet amerikane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco