Disa këshilla për të fjetur mirë

Disa këshilla për të fjetur mirë

19:57, 31/01/2023

Angazhimet në punë, celulari i ndezur gjatë natës, zhurma e rrugës apo më thjesht ekspozimi ndaj një burimi të vazhdueshëm drite, janë disa nga arsyet që ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e gjumit, me pasoja në mirëqenien psiko-fizike.

Një gjumë i qetë ka shumë efekte të dobishme: siguron një humor më të mirë, redukton ankthin dhe depresionin, rrit shkallën e vëmendjes, nxit përqendrimin, rrit kontrollin emocional, nxit kreativitetin dhe është thelbësor për një kujtesë të mirë.

 

10 këshilla për një gjumë të qetë

1. Shkoni në shtrat dhe zgjohuni në kohë të qëndrueshme dhe të rregullta

2. Mos i kaloni 45 minuta pushim pasdite

3. Gjatë 4 orëve para gjumit, shmangni duhanin dhe konsumimin e tepërt të alkoolit

4. Gjatë 6 orëve para pushimit, shmangni marrjen e tepërt të kafesë, çajit, pijeve të gazuara dhe çokollatës për shkak të pranisë së kafeinës.

5. Ushtroni aktivitet fizik të rregullt gjatë ditës dhe jo gjatë natës

6. Përdorni një shtrat të rehatshëm. Të biesh në gjumë në divan dhe më pas të ngrihesh dhe të shkosh në shtrat, në mënyrë të pashmangshme ndërpret gjumin

7. Mbajeni dhomën e gjumit të ajrosur duke vendosur një temperaturë të përshtatshme, jo shumë të nxehtë

8. Shmangni sa më shumë burimet e dritës dhe zhurmës

9. Mos e përdorni krevatin si zyrë apo sallë lojërash. Rezervojeni ekskluzivisht për të fjetur.

10. Katër orë para gjumit, mos hani ushqime të yndyrshme, tepër pikante ose të ëmbla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco