A është kjo metoda më produktive për të humbur peshë?

A është kjo metoda më produktive për të humbur peshë?

17:08, 31/01/2023

 

Të ndërprisni ushqimin për 16 deri në 18 orë mund të jetë çelësi i trajtimit të një sërë problemeve me shëndetin. Edhe nëse kjo konsiston tek përpjekjet tuaja të vazhdueshme për t'u mësuar me ndjesinë e urisë.

Studime të kryera në "The New England Journal of Medicine", sugjerojnë se Intermittent Fasting (IF) (një model i ushqyerjes, që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit) mund të ndihmojë në problemet me tensionin, humbjen në peshë dhe mbi të gjitha zgjatjen e jetës.

Të tilla studime e përshkruajnë metodën e agjërimit si metodë që parandalon ose trajton obezitetin, kancerin, diabetin dhe problemet me zemrën.

Në çfarë konsiston kjo metodë?

Ju mund të konsumoni ushqim 6 ose 8 orë të ditës dhe të ndaloni së ngrëni për 16-18 orë të tjera. Gjithsesi, duke qenë se kërkimi është ende në fillimet e tij, ekspertët janë duke monitoruar pacientët gjatë këtij modeli të ushqyerjes.

Metoda të tjera të (IF)

-Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftushëm nga ora 13:00 – 21:00 pastaj agjëroni për 16 orë.

- Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.

- Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.

Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit e kanë më të lehtë të përshtaten.

Sidoqoftë një metodë e tillë nuk është e rekomandueshme për të gjithë, veçanërisht për ata njerëz që kanë probleme me çrregullimin e të ushqyerit. Prandaj, është e rëndësishme që para se ta shndërroni në stil jetese, të konsultoheni me mjekun.

Burimi: CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco