Për një trup pa të meta, Alessandra bën dy gjëra: Çfarë sakrificash fshihet pas kësaj

Për një trup pa të meta, Alessandra bën dy gjëra: Çfarë sakrificash fshihet pas kësaj

11:14, 31/01/2023

Alessandra Ambrosio mund të jetë 41 vjeçe, por ende është një ndër manekinet më të kërkuara, dhe vetëm sepse ka një trup pa të meta

Modelja ka një trup që shumë femra vetëm mund ta ëndërrojnë dhe fiton para të majme, por vetëm gjenetika nuk mjafton për të ruajtur këtë linjë trupore.

Kjo manekine disa herë ka thënë që “nuk u beson dietave”, por linjën e mban duke u ushqyer gjithmonë shëndetshëm dhe në mënyrë të moderuar.

Menyja e saj duket kështu:

Mëngjesi: Një filxhan kafe, lëng frutash të freskët të shtrydhur, vezë me bukë të thekur dhe avokado.

Dreka: Para drekës, Alessandra ushtron, dhe pas stërvitjes pi smoothie jeshile, pas së cilës ha një sallatë me mish pule ose peshk. Dhe kur është në shtëpi, vetë gatuan supa dhe gjella.

Darka: Zakonisht darkon në një nga restorantet dhe vakti i saj i preferuar është sushi.

Ky model është mbështetëse i rregullit dietik që thotë se duhet të ndaloni së ngrëni kur ndjeni se stomaku juaj është plot 80%.

“Unë nuk përjashtoj asnjë lloj ushqimi – nëse më pëlqen të ha çokollatë të zezë ose të pi verë, do ta kënaq veten, por është e rëndësishme të kontrolloni veten dhe të hani ose pini pak, kurrë shumë,” tha ajo dikur.

Duhet theksuar se Alessandra ka një trajner personal me të cilin stërvitet pothuajse çdo ditë. Ajo praktikon pothuajse të gjitha llojet e sporteve për të angazhuar çdo muskul në trupin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco