SHBA ndalon dhënien e licencave për eksport tek Huawei kinez

SHBA ndalon dhënien e licencave për eksport tek Huawei kinez

09:57, 31/01/2023

Administrata e Biden ka ndaluar miratimin e licencave për kompanitë amerikane për të eksportuar shumicën e artikujve tek Huawei të Kinës, sipas tre personave të njohur me këtë çështje.

Huawei është përballur me kufizimet amerikane mbi eksportin e pajisjeve për rrjetin 5G dhe teknologjitë e tjera tani e disa vite, por që zyrtarët e Departamentit Amerikan të Tregtisë kanë dhënë licenca për disa firma amerikane për t’i shitur mallra dhe teknologji të caktuara kompanisë kineze. Qualcomm Inc në vitin 2020 mori lejen për t’i shitur çipa 4G të Huawei.

Një zëdhënës i Departamentit të Tregtisë tha se zyrtarët “vlerësojnë vazhdimisht politikat dhe rregulloret tona”, por nuk komentojnë bisedimet me kompani specifike. Huawei dhe Qualcomm nuk pranuan të komentojnë. Bloomberg dhe Financial Times raportuan më parë këtë lëvizje, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Një person në dijeni me çështjen bëri të ditur se zyrtarët amerikan po krijojnë një politikë të re formale të ndalimit të eksportit të mallrave tek Huawei që do të përfshinte artikuj nën nivelin 5G, duke përfshirë artikujt 4G, Wifi 6 dhe 7, inteligjencën artificiale dhe informatikë me performancë të lartë dhe artikujt për cloud.

Një person tjetër tha se masa pritej të pasqyronte shtrëngimin e politikës së administratës Biden ndaj Huawei gjatë vitit të kaluar. Licencat për çipat 4G që nuk mund të përdoreshin për 5G, të cilat mund të ishin miratuar më herët, po refuzoheshin, tha personi. Në fund të administratës Trump dhe në fillim të administratës Biden, zyrtarët kishin dhënë ende licenca për artikujt specifikë për aplikacionet 4G.

Zyrtarët amerikanë e kanë vendosur Huawei-n në listën e zezë të tregtimit në vitin 2019, duke kufizuar furnizuesit nga eksportimi i artikujve dhe teknologjisë tek kompania kineze, përveç nëse atyre u jepet licenca. Ata vazhduan t’i ngushtojnë këto masa në mënyrë që të ulin aftësinë e Huawei për blerjen ose dizajnimin e çipave gjysmëpërçues që fuqizojnë shumicën e produkteve të tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco