Kjo është arsyeja pse nuk dëshirojmë të ushtrojmë gjatë dimrit

Kjo është arsyeja pse nuk dëshirojmë të ushtrojmë gjatë dimrit

22:52, 09/12/2022

Teksa moti bëhet më i ftohtë, shumica prej njerëzve duan të qëndrojnë ulur në divan me një filxhan çaj.

Një studim i ri ka zbuluar se një e pesta e të rriturve shohin se niveli i tyre i stërvitjes bie deri në 37 për qind në muajt e dimrit.

Andreas Michaelides, shefi i psikologjisë në “Noom”, tha se për shumë njerëz, dimri mund të shkatërrojë qëllimet e tyre, përfshirë edhe në ushtrime.

Sipas tij, dimri bën që njerëzit të ushtrojnë më pak dhe të ndryshojnë zakonet e të ngrënit, shkruan The Sun.

“I ftohti, stresi, lodhja dhe shumë faktorë tjerë të jashtëm mund të ndikojnë në vendimmarrjen tonë në këtë periudhë të vitit dhe të na ulin motivin për shumë gjëra, përfshirë këtu edhe motivin për të ushtruar”, u shpreh ai.

Michaelides u shpreh se është shumë e rëndësishme që të bëni planifikimin e duhur.

“Është gjithashtu e rëndësishme t’i bëni planet në përputhje me rrethanat kur e dini se mund të përjetoni situata që ju pengojnë të arrini qëllimet tuaja shëndetësore. Përshtatni rutinën tuaj duke bërë një shëtitje, në vend që të vraponi jashtë”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco